Granada dhe Uzuni përgatisin festën

Futboll

Granada dhe Uzuni përgatisin festën

Më: 23 maj 2023 Në ora: 12:58
Uzuni

Myrto Uzuni është 90 minuta larg rikthimit në LaLiga.

Sulmuesi nga berati ka qenë “lokomotiva” që ka tërhequr skuadrën në këtë edicon, pasi me 22 golat e tij e ka ndihmuar ekipin që pas 41 javësh të pozicionohet në vendin e parë të renditjes.

Skuadra e tij ka grumbulluar 71 pikë dhe të shtunën luan ndeshjen e fundit të sezonit me Leganes, që ndodhet në mesin e tabelës.

Skuadrës së Uzunit do i mjaftonte një barazim që të arrinte matematikisht rikthimin në elitën e fubtollit spanjoll, por një tre pikësh do të ishte kurorëzimi si fituese e LaLiga 2.

Granada luan në shtëpi ndeshjen e fundit të sezonit e pikërisht në ndeshjet si pritëse Uzuni dhe skuadra e tij kanë shkëlqyer e ndaj duan që të festojnë më së miri me tifozët e tyre këtë sukses shumë të rëndësishëm.

Do të jetë pa dyshim dhe dita e Uzunit që me gjasa do të shpallet dhe shënuesi më i mirë i kampionatit, ndonëse 3 gola larg ndodhet Raul i Mirandes.

E ardhmja e Uzunit mbetet për t’u përcaktuar gjatë verës, por forma e treguar ka ngjallur interes për sulmuesin nga berati i cili është në “lupën” e disa skuadrave nga elita e futbollit spanjoll, por për të ka zbuluar vetë ai se ka interes dhe nga Premier League.

Klauzola e tij do të rritet automatikisht me ngjitjen në LaLiga e në këtë mes jo vetëm Uzuni do të jetë i lumtur, por dhe Granada që “fërkon” duart për të përfituar sa më shumë nga një shitje e mundshme e Uzunit, ose në rastin tjetër, më e pakta do të ketë një lojtar që tani ka dhe eksperiencën me vete në LaLiga.

Nëse qëndron tek Granda, Uzuni pritet që të udhëheqë skuadrën edhe si një prej kapitenëve të ekipit, e do u bënte i pari lojtar shqiptar në LaLiga që do të mbante këtë status.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat