Xavi: Nuk ka asnjë problem mes palëve

Futboll

Xavi: Nuk ka asnjë problem mes palëve

Më: 24 maj 2023 Në ora: 11:08
Xavi

Me titullin në “xhep”, te Barcelona kanë nisur planet për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Flitet për shumë lojtarë që blaugranat mund t’i afrojnë në verë, mirëpo duke duke qenë se problemet financiare vijojnë të jenë një “plagë” për shoqërinë katalanase, fillimisht ata do të duhen të largojnë disa lojtarë.

Një nga ata që u përfol për t’u larguar ishte edhe Jules Kounde me francezin që u bë pjesë e Barcelonës vetëm në merkaton e shkuar verore. Por, thashethemet i hodhi poshtë vetë trajneri Xavi Hernandez i cili u shpreh pas sfidës me Valladolidin se francezi do të vijojë të mbetet pjesë e Barcelonës, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

“Kam folur me Kounde dhe u tregova shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë me të

. E di që vërdallë ka shumë histori në lidhje me të ardhmen e tij, por di t’ju them me siguri se Kounde u largua i lumtur nga takimi që patëm.

Dhe njësoj i lumtur jam edhe unë, nuk ka asnjë problem mes palëve.

Biseda ishte e qartë dhe nuk ka më asnjë çështje “Kounde” për t’u diskutuar”, u shpreh Xavi.

Në këtë sezon të parë me fanellën e Barcelonës, 24-vjeçari numëron 38 paraqitje teksa ka gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës ndërsa ka dhuruar edhe gjashtë asistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat