United nuk pyet për Chelsean

Futboll

United nuk pyet për Chelsean

Më: 25 maj 2023 Në ora: 22:05
Manchester United 

Manchester United i duhet një pikë për të siguruar zyrtarisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Dhe skuadra e Erik ten Hag po bën mirë, pasi e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ndaj Chelsea.

Dueli që po zhvillohet në “Old Trafford”, po transmetohet në SuperSport 2. Casemiro zhbllokoi takimin në minutën e 6’, ndërkohë që goli i dytë erdhi në limitet e fraksionit të parë.

Jadon Sancho dhuroi një asist të bukur për Anthony Martial, i cili ndezi sërish festën e tifozëve të Manchester United. Ndërkohë, i vetmi problem për trajnerin Ten Hag lidhet me dëmtimin e Anthony (kavilje).

Braziliani u largua me barellë nga fusha dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në finalen e FA Cup përballë Manchester City (3 qershor).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat