Vllaznia me drejtori sportiv

Futboll

Vllaznia me drejtori sportiv

Më: 30 maj 2023 Në ora: 15:35
Elvis Plori

Fitorja në transfertë ndaj Bylisit, i dha mundësi Vllaznisë që të presë një biletë për në Ligën e Konferencës.

Skuadra shkodrane kishte një sezon me shumë luhatje por në javën e fundit arriti të përmbushte një nga objektivat që kishte.

Shkodranët kanë nisur nga puna për t’u bërë gati për sezonin e ri dhe menjëherë kanë emëruar drejtorin sportiv. Elvis Plori do të jetë në krye të këtij pozicioni, pasi një viti të suksesshëm me Vllazninë U21, aty ku edhe fitoi titullin kampion. Plori është një person që e njeh mirë kampin shkodran.

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka filluar menjëherë punën organizative për një pjesëmarrje sa më dinjitoze në Kupat e Evropës dhe arritjen e objektivit maksimal në sezonin e ri 2023-2024.

Duke vlerësuar përpjekjet, egon, ambiciet dhe dëshirën për të krijuar një kolektiv me mentalitet fitues, pozicioni i Drejtorit Sportiv pranë Klubit të Futbollit Vllaznia i është besuar trajnerit kampion të Superligës U-21, z.Elvis Plori”, shkruhet në komunikatën e klubit shkodran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat