Strakoshës i shkon një tjetër rival

Futboll

Strakoshës i shkon një tjetër rival

Më: 31 maj 2023 Në ora: 11:52
Mark Fleken

Tomas Strakosha po kalon një moment shumë të vështirë pas transferimit në Premier Ligë, duke qenë se trajneri i skuadrës nuk i ka besuar asnjë minutë këtë sezon në Premier Ligë, duke e aktivizuar vetëm 2 ndeshje në Kupa.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Brendfordi ka zyrtarizuar edhe një tjetër portier ditën e sotme.

Mark Fleken ka firmosur me skuadrën angleze për 4 sezonet e ardhshme dhe ka një klauzolë 13 milionë euroshe.

Gardiani gjerman vjen nga skuadra e Freiburgut, pas një sezoni shumë të mirë.

Për këtë transferim, trajneri i portierëve u shpreh shumë i lumtur, duke shtuar se ka marrë portierin perfekt. “Mark ka performuar në një nivel të lartë në Bundesligë, duke qenë një nga portierët më të mirë atje. Ai do të përshtatet shumë mirë me stilin tonë të lojës.

Pikat e tij të forta në fushë janë cilësia me topin, shkathtësia e tij si gjuajtës dhe fakti që flet shumë me mbrojtjen. Është i sigurt me duar dhe luan mirë me këmbë, cilësi këto që e bëjnë perfekt për ne. Tani mendoj se jemi forcuar”, u shpreh trjaneri Manu Sotelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat