Ja rekordet e Barcelonës në “Camp Nou”

Futboll

Ja rekordet e Barcelonës në “Camp Nou”

Më: 31 maj 2023 Në ora: 23:54
“Camp Nou”

Të dielën e kaluar kundër Majorkës, Barcelona luajti ndeshjen e fundit në këtë sezon në “Camp Nou” dhe të fundit në këtë stadium deri në fund të vitit 2024. “Camp Nou Spotify” do të kyçet për t’u rikonstruktuar.

Për sa kohë që punimet nuk lejojnë të luhet në këtë stadium, Barcelona do të luajë ndeshjet e saj në shtëpi në stadiumin “Olimpik Montjuïc”, një fazë që pritet të përfundojë në vjeshtën e vitit 2024.

Pas 66 vitesh (stadiumi i Barçës u inaugurua më 24 shtator 1957), Barça ka luajtur 1677 ndeshje zyrtare me një bilanc prej 1248 fitoresh, 268 barazime dhe 161 humbje, që përfaqësojnë 74.42% të ndeshjeve të fituara. Për më tepër, klubi katalanas ka shënuar 4324 gola dhe ka pësuar 1332 të tjerë (në ndeshjet zyrtare).

Një seri që Ramon Vijaverde do ta niste kundër Real Haen, më 6 tetor 1957, dhe që Gavi do ta mbyllte me golin e 3-0 në vizitën e Majorkës të dielën e kaluar. Megjithatë, goli i parë i shënuar në “Camp Nou” ishte para atij të realizuar nga Vijaverde, ishte në një ndeshje miqësore. Ndeshja e parë që u luajt në stadiumin “cule”, ishte një ndeshje miqësore mes Barçës së drejtuar nga Domenek Balmania dhe një klubi nga Varshava i drejtuar nga Kubala.

Një përplasje në të cilën paraguaiani Eulogio Martinez shënoi golin e parë në fitoren e Barcelonës 4-2. Nga 4324 rastet në të cilat skuadra katalanase ka arritur të dërgojë topin në rrjetën e portës së kundërshtarëve në “Camp Nou”, ai që e ka bërë këtë më shumë ka qenë Lionel Mesi, i cili ka qenë i pranishëm (me gola e asiste) në 528 nga 4324 golat e Barcelonës, ose sa 12.2% të golave të shënuar nga Barça në stadiumin e saj.

Tani gjithçka do të ndalet në pritje të vjeshtës së 2024-ës për ta parë sërish skuadrën “blaugrana” në shtëpinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat