Erzeni dhe Korabi përplasin “brirët”

Futboll

Erzeni dhe Korabi përplasin “brirët”

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 11:19
Pamje nga një ndeshje

Në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet sfida mes Erzenit dhe Korabit.

Një ndeshje që ka një rëndësi të veçantë, pasi sot do të mësohet skuadra e cila do të jetë pjesë e Superiore në sezonin e ardhshëm.

Shijakasit e nisën mjaft mirë sezonin që sapo përfundoi, por në fund e mbyllën në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit në Superiore dhe në ndeshjen  e sotme do të kërkojnë më patjetër qëndrimin mes më të mirëve në Shqipëri.

Në krahun tjetër te skuadra dibrane është më të motivuar se kurrë për rikthimin në elitë.

Një sfidë që nëse nuk mbyllet brenda 90-minutave atëherë do të luhet edhe koha shtesë apo penalltitë nëse do të jetë e domosdoshme.

Një ndeshje e gjitha për t’u shijuar, teksa spektakli dhe emocionet nuk priten të mungojnë në Durrës, ku ekipet do të “luftojnë” për çdo top dhe në çdo cep të fushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat