Flamurtari prezanton goditjen e parë

Futboll

Flamurtari prezanton goditjen e parë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 14:00
Flamurtari

Silvio Zogaj është zyrtarisht futbollist i Flamurtarit i Vlorës!

Sulmuesi shkodran është prezantuar ditën e sotme me fanellën kuqezi, duke rigjetur kështu trajnerin Emiljano Çela me të cilin ka punuar edhe te Kastrioti.

Vetë klubi e ka zyrtarizuar afrimin e Zogaj nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale.

Zogaj u largua vetëm pak ditë më parë nga Kastrioti pas rënies në Kategorinë e Parë, teksa edhe me Flamurtarin mbetet në të Parën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat