Liverpool sfidon Interin

Futboll

Liverpool sfidon Interin

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:55
Franck Kessie

Franck Kessie dukej se do të rikthehet në Serie A, pas insistimit nga Interi për transferimin e tij.

Zikaltërit kishin këmbëngulur për transferimin e tij në Giuseppe Meazza, por duket se rikthimi i Kesse në Serie A nuk do të ndodhë.

Për mesfushorin qendror në garë fuqishëm është futur edhe gjigandi anglez Liverpool.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, ‘The Reds’ janë të gatshëm t’i paguajnë Barcelonës plot 35 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Jurgen Klopp e pëlqen shumë ish-lojtarin e Milanit dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij në Anfield.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje zyrtare me katalanasit duke realizuar edhe tre gola dhe duke asistuar në tre të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat