E mbuloi kofshën me tatuazhin e Messit, tani do ta ketë idhullin e tij kundërshtar

Futboll

E mbuloi kofshën me tatuazhin e Messit, tani do ta ketë idhullin e tij kundërshtar

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 12:17
Franco Escobar

Kur Leo Messi të dalë në fushë me Inter Miamin dhe të përballet me Dynamo Houston, do të gjejë një surprizë.

Bashkëkombësi i tij, Franco Escobar (luan me Dynamo Houston), ka bërë tatuazh në të gjithë kofshën e tij imazhin e kampionit të “Katar 2022”.

Sapo zbuloi se Messi është një lojtar i ri i Inter Miamit, ai tha: “Me ardhjen e Messit, hidhet hapi që ndoshta i ka munguar MLS-së. Ta kesh kundër, do të jetë e vështirë, por do të jetë një luks. Nuk kam jam takuar kurrë me Leon, ne jemi të dy nga Rosario. Ishte një lajm i jashtëzakonshëm.”

Messi dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm në MLS

Sapo u njoftua se Inter Miami është skuadra e radhës e Messit, dolën menjëherë lloj-lloj reagimesh, por njëra që tërhoqi më shumë vëmendjen është se dashuria që provokon Leo. Edhe kolegët e tij vendosën të mbajnë në lëkurë për tërë jetën imazhin e “Pleshtit”.

Leo Messi nuk ka shkelur ende në qytetin e Miamit, megjithatë të gjitha skuadrat sportive të Floridas kanë vendosur ta bëjnë atë të ndihet si në shtëpinë e tij. NFL Dolphins i dedikuan atij një video me mesazhe plot dashuri.

Protagonistët e finales së NBA, Miami Heat, folën për mënyrën se si ndihen me Messin që do të arrijë në futboll dhe ndikimin që ai mund të ketë, jo vetëm në sport, por edhe ekonomikisht dhe te njerëzit që do të udhëtojnë për ta parë me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat