Alimi, një vit te Besa

Futboll

Alimi, një vit te Besa

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 12:20
Armend Alimi

Përforcimi i parë dhe i madh për Besën e Dobërdollit në sezonin e ri do të jetë Armend Alimi, ish-fubollisti i Rabotniçkit nga Shkupi.

Mesfushori 35-vjeçar nga Kumanova pothuajse është marrë vesh rreth kalimit të tij në këtë skuadër, por kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla, dhe ai të nënshkruaj kontratën njëvjeçare.

Prezantimi i tij te Besa pritet të ndodh gjatë javës së ardhshme.

Alimi vjen te një klub me ambicie të mëdha, klub i cili synon elitën e futbollit maqedonas.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai ka luajtur edhe për Bashkimin e Milanon e Kumanovës, Istrën nga Kroacia, Orebron e Suedisë, Ermis dhe Nea Salamis nga Qipro, Shkëndijën e Tetovës dhe së fundmi me Rabotnickin.

Përveç Alimit, Besa e ka gati edhe përforcimin tjetër Burim Sadikin nga Arsimi i Çegranit, ndërsa në plane janë edhe dy-tre super lojtarë.

Liga e dytë pritet të startojë më 12 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat