“Kishte ndjesi të mira, më tha të mos shqetësohesha”, De Bruyne: Partnerja ime e parashikoi që në gusht suksesin në Champions

Futboll

“Kishte ndjesi të mira, më tha të mos shqetësohesha”, De Bruyne: Partnerja ime e parashikoi që në gusht suksesin në Champions

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 22:06
De Bruyne

Dëmtimi në kofshë i pësuar kundër Interit vetëm sa i shtoi emocionet për minutat e fundit të takimit, por me siguri që nuk i preku aspak nivelin e lumturisë për trofeun e fituar në Stamboll me Sitin e tij.

Prej lëndimit në pjesën e pasme të kofshës ai do të humbë disa ndeshje nga fillimi i sezonit të ardhshëm, por me siguri që do të jetë një fazë rehabilituese më e ëmbël. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë belgu në deklaratat e tij pas fitores kundër Interit.

“Isha i shqetësuar përpara ndeshjes, por gruaja ime ishte e qetë. Më tha se nuk duhet ta vrisja mendjen, sepse edhe ajo kishte ndjesi të mira. Në fakt, kishte që në gusht që më përsëriste se do të fitonim Ligën e Kampioneve dhe më në fund ia dolëm”, deklaroi mesfushori.

JO SI NË 2021-shin- Edhe dy vjet më parë, kur finalja u bë në Portugali, De Bryjne i dorëzohej një dëmtimi pas vetëm 50 minutave lojë. Problemet fizike në finale u dukën si një mallkim edhe këtë herë, por për fat shokët e tij arritën të fitonin e të sillnin në anën e Sitit trofeun për herë të parë në histori.

“Ishte një rezultat i jashtëzakonshëm i një grupi që ka punuar gjithmonë në maksimumin e mundësive. Ndaj Interit e dinim se nuk do të ishte e lehtë dhe dyshimet m’u shtuan kur u dëmtova. Më vjen mirë që ime shoqe pati të drejtë, por edhe pak turp sepse dukshëm ajo besonte më fort”, përfundoi deklaratën e tij belgu, i cili në fund të këtij turneu rezultoi edhe asistuesi më i mirë (31 total në sezon).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat