Kurtaj: Ëndrra e çdo lojtari është të luaj për skuadrën e Prishtinës

Futboll

Kurtaj: Ëndrra e çdo lojtari është të luaj për skuadrën e Prishtinës

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 16:26
DRiton Krasniqi dhe Albion Kurtaj

Sulmuesi i krahut, Albion Kurtaj, 24 vjeç,  ish-futbollisti i Lepencit, Ulpianës, Ferizajit dhe së fundi i Llapit, ka pranuar ofertën dyvjeçare të Prishtinës

Kurtaj, në edicionin e fundit ka zhvilluar 26 ndeshje, jo të gjitha si titullar, duke realizuar dy gola dhe tre asistime.

“Dihet që ëndrra e çdo lojtari është të luaj për skuadrën e Prishtinës, sepse Prishtina është klub me trofe të shumtë dhe gjithmonë garon për pozitat e para në klasifikim.

Është sfidë e jashtëzakonshme për mua të jem pjesë e Prishtinës duke besuar se do të korrim suksese së bashku.", tha Kurtaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat