Gjermanët pas mbrojtësit spanjoll

Futboll

Gjermanët pas mbrojtësit spanjoll

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 19:10
Pau Torres

Bayern Munich i prish planet në merkato Juventusit teksa bavarezët synojnë objektivin e bardhezinjve, Pau Torres.

Mbrojtësi i cili aktivizohet me Villareal në LaLiga, prej kohësh ndiqej afër nga ana e klubit italian teksa trajneri Massimiliano Allegri dhe drejtuesit e torinezëve e konsiderojnë 26-vjeçarin si një investim me vlera për të tashmen dhe të ardhmen e repartit defensiv.

Megjithatë, kjo ndërhyrje e Bayern shqetëson jo pak Juventusin teksa nga ana e tyre, rekordmenët e Bundesligës e cilësojnë Torres si elementin e duhur për ta vendosur përkrah Mathijs De Ligt në qendër të mbrojtjes.

Gjermanët, kanë avancuar në tratativa dhe kanë mbajtur bisedimet e para me përfaqësuesit e Torres, i cili në merkato ka një vlerë që shkon deri në 45 milionë euro.

Në fakt, kjo shifër mund të ulet pasi mbrojtësit i skadon kontrata në qershorin e vitit 2024 dhe nëse nuk largohet këtë verë nga Spanja, atëherë në merkaton e ardhshme, Villarrela do ta humbiste lojtarin me parametër zero.

Tashmë, gara është e hapur dhe Bayern Munich ka vendosur të sfidojë Juventusin për Torres që në sezonin e fundit, regjistroi 39 paraqitje me fanellën e “nëndetëses së verdhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat