Bleart Tolaj në Ballkan

Futboll

Bleart Tolaj në Ballkan

Nga: K.G.. Më: 16 qershor 2023 Në ora: 14:52
Bleart Tolaj

Ballkani i Therandës, kampioni i ri i Kosovës, ka arritur marrëveshjen me futbollistin Bleart Tolaj.

Ballkani pretendon të jetë sa më i kompletuar për garat evropiane dhe për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Sot, FC Malisheva dhe FC Ballkani arritën marrëveshje për transferimin e sulmuesit Bleart Tolaj në Ballkan.

Pas bisedave interne me lojtarin, FC Malisheva u dakordua që ta liroj Tolajn duke vënë në favor interesin e lojtarit për avancimin e tij në karrierë duke i dhënë rast të luaj në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve me Ballkanin.

Tolaj ishte pjesë e klubit tonë për një sezon dhe pati paraqitje fantastike përgjatë tërë sezonit. Duke parë potencialin e tij premtues, konsiderojmë se ky transfer do ta ndihmoj në zhvillimin e tij të mëtejmë profesional dhe ta sfidoj në ndeshje evropiane.

Tolajn e falënderojmë përzemërsisht për kontributin e jashtëzakonshëm në klub si lojtar profesionist dhe si person plot virtyte.
Suksese në jetë dhe punë!”,
njofton  FC Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat