Sherri Lotito - Sarri

Futboll

Sherri Lotito - Sarri

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 21:13
Sarri

Siç raporton ‘Radio Radio’, Lotito dhe Sarri kanë pasur një diskutim të nxehtë në lidhje me menaxhimin e merkatos.

Trajneri do të donte të ndërtonte një Lazio që është konkurrues në disa fronte, por presidenti nuk ka realizuar ende asnjë goditje në merkato.

Po ashtu sirenat e klubeve të tjera për Milinkoviç-Saviçin kanë shtuar zemërimin e Sarrit. Një marrëdhënie që në fillim është dukur gjithmonë konfliktuale dhe që mund të rrezikojë aventurën e trajnerit në krye të Lazios, duke e çuar në dorëheqjen e tij. Shumë do të varet nga ajo që do të bëjë Lotito në merkato.

Ndërkohë Sarri e përballon këtë periudhë me shumë padurim. Sezonin e kaluar ai duhej të bënte pa Ciro Immobile për disa ndeshje. Ai do të donte një tjetër sulmues dhe i zgjedhuri duket të jetë Arkadiusz Milik, ndërsa në të djathtë lojtari i preferuar është Domenico Berardi.

Dy goditje të rëndësishme që kanë bërë shumë mirë gjatë karrierës së tyre në Serie A dhe polaku ka gjithashtu eksperiencën e duhur. Jo vetëm në nivel europian, por edhe nën urdhrat e Sarri: të dy kanë punuar bashkë në kohën e Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat