"Qava nga gëzimi", babai i Jasir Asanit, Fadili rrëfen emocionet e golit të djalit të tij

Futboll

"Qava nga gëzimi", babai i Jasir Asanit, Fadili rrëfen emocionet e golit të djalit të tij

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 13:57
Jasir Asani

Kombëtarja shqiptare mbrëmë shënoi fitore të rëndësishme kundër Moldavisë me rezultat 2:0.

Njërin nga golat e shënoi Jasir Asani në minutën e 52-të, gol ky që solli gëzim të madh në stadiumin e tejmbushur “Air Albania” në Tiranë.

 

Në stadium për të ndjekur ndeshjen kishte udhëtuar edhe babai i Jasir Asanit, Fadili nga Batinca e Shkupit.

Ai tregon emocionet e atij supergoli.

“Mu duk si ëndërr. Qava nga gëzimi, sytw mu mbushwn me lot.. Kurrë në jetë nuk kam qenë më i lumtur se mbrëmë kur Jasiri shënoi gol, duke i gëzuar dhe duke i bërë të lumtur miliona shqiptarë”, thotë Fadil Asani për mediumin nga Maqedonia e Veriut "Open-TV".

“Pas ndeshjes vetëm dy minuta kam ndejtur me Jasirin, nuk kishte kohë sepse e ftonin te Kombëtarja”, tregon ai.

Kombëtaraj shqiptare ndeshjen e radhës e luan me Ishujt Faroe si mysafire, ku pritet një fitore e re e kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat