Courtois idhnohet me Belgjikën, arsyeja që shiritin e kapitenit e mori Lukaku

Futboll

Courtois idhnohet me Belgjikën, arsyeja që shiritin e kapitenit e mori Lukaku

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 08:25
Courtois dhe Lukaku

Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois duket se u hidhërua, pasi shiriti i kapitenit do t’i jepet Romelu Lukakut për ndeshjen ndaj Estonisë.

Siç raportojnë mediat belge, kjo ishte arsyeja që Courtois nuk u paraqit në hotelin e ekipit për këtë ndeshje.

Siç mësohet Courtois ishte i zemëruar me këtë veprim, pasi Kevin De Bruyne u lëndua në sfidën ndaj Austrisë, dhe nuk do të jetë i pranishëm për sfidën ndaj Estonisë.

Sipas raportit, portieri i Real Madrid shprehu zhgënjimin e tij brenda dhomës së zhveshjes pas fishkëllimës së fundit dhe nuk u shfaq në hotelin e ekipit të nesërmen.

Megjithatë, portieri mendoi se duhej të mbante shiritin në krahë edhe kundër Austrisë dhe nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas një rezultati zhgënjyes.

Belgjika nuk e ka shpjeguar zyrtarisht mungesën e Courtois, por sipas gazetës belge, FA do ta arsyetojë atë, duke thënë se Courtois është lënduar lehtë.

Më vonë sot, trajneri Tedesco do të përballet me pyetje në lidhje me këtë çështje gjatë një konference për shtyp para ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat