Nkunku: Jam jashtëzakonisht i lumtur që ndodhem këtu

Futboll

Nkunku: Jam jashtëzakonisht i lumtur që ndodhem këtu

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:45
Christophet Nkunku

Christophet Nkunku ka thënë fjalët e para pas zyrtarizimit te Chelseat, duke theksuar se ndihet i lumtur me transferimin.

Sot (e martë), klubi londinez ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Nkunku nga RB Leipzig. Transferimi në “Stamford Bridge” e ka lumturuar sulmuesin francez, i cili ka thënë fjalët e para si lojtar i “Bluve”.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që i bashkohem Chelseat”, ka thënë fillimisht Nkunku për faqen zyrtare të klubit.

“U bë një përpjekje e madhe për të më sjellë në klub dhe mezi pres të takoj trajnerin dhe shokët e mi të ri dhe t’u tregoj tifozëve të Chelseat se çfarë mund të bëj në fushë”.

Pasi kam luajtur në Ligue 1 dhe Bundesligë, tani dua të luaj në Ligën Premier, një nga ligat më të forta në botë. Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë dhe do të jem krenar që do të vesh fanellën e Chelseat”, përfundoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat