Bale: Messit do t’i pëlqejë MLS

Futboll

Bale: Messit do t’i pëlqejë MLS

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:45
Pamje nga një ndeshje

Gareth Bale, i cili është tërhequr nga futbolli, beson se Lionel Messi do të kënaqet duke luajtur në MLS.

Kujtojmë se së fundmi u njoftua kalimi i yllit argjentinas re Inter Miami.

“MLS është shumë më e qetë. Nëse humbet te Real Madrid, është si fundi i botës.

Në MLS nuk ka pasoja, nuk mund të biesh as nga kategoria. Aty i tolerojnë më mirë humbjet dhe çdo fitore festohet sikur të kishin fituar kampionatin.

Messit patjetër do ta pëlqejë”, ka thënë Bale në një video të publikuar në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat