Guerreiro: Dua të dominoj lojën, do të jap gjithçka për të fituar

Futboll

Guerreiro: Dua të dominoj lojën, do të jap gjithçka për të fituar

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 12:34
Raphael Guerreiro

Anësori portugez i mbrojtjes, Raphael Guerreiro u prezantua ditën e sotme si transferimi më i ri i “bavarezëve” të Bayern Munih, teksa erdhi te këta të fundit pas një “aventure” 7-vjeçare te “rivalët” e Borussi Dortmund.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, 29-vjeçari ka bërë dhe një koment të shkurtër, për klubin e tij të ri, teksa i premtoi tifozëve se do të jepte gjithçka në fushën e blertë për të fituar trofe me “të kuqtë” e Mynihut.

“Kur mora një telefonatë nga Bayerni, mora shpejt një vendim.

Është një nder i madh për mua të luaj për këtë klub të madh.

Përveç kësaj, kam respekt të madh për Thomas Tuchel që nga koha jonë së bashku në Dortmund.

Gjithmonë e kam dashur posedimin e topit, dua të dominoj lojën dhe të krijoj raste. Do të jap gjithçka që të fitojmë sa më shumë trofe. Kjo është filozofia e Bayern”,- u shpreh “luzitani” në fjalët e tij të para si “bavarez”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat