Florent Hasani nuk mjafton, Tirana humbet miqësoren e parë

Futboll

Florent Hasani nuk mjafton, Tirana humbet miqësoren e parë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 21:19
Tirana

Tirana është zhvendosur në Ohër për të kryer fazën përgatitore. Bardheblutë e Orges Shehit, zhvilluan sot takimin e parë miqësor.

Përballë Dukagjinit, skuadrës nga Klina që garon në elitën e futbollit të Kosovës. Sfida përfundoi me fitoren 2-1 të Dukagjinit.

Florent Hasani realizoi golin e vetëm për nënkampionët e Shqipërisë, ndërkohë që Iljasa Zulfiu dhe Altin Merlaku ishin autorët e golave për skuadrën dardane.

Tirana do të ndeshet me gjeorgjianët e Dinamo Batumi në raundin e parë të Conference League. Kompeticion ku është kualifikuar edhe Dukagjini. Që do të sfidojë FC Europa nga Gjibraltari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat