Ish-portieri i Interit: Onana është lider i zikaltërve!

Futboll

Ish-portieri i Interit: Onana është lider i zikaltërve!

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 12:40
Pamje nga një ndeshje

Mike Maignan i Milanit dhe Andre Onana i Inter, janë padyshim dy nga portierët më të mirë në Itali dhe jo vetëm.

Dyshja së fundmi ka marrë edhe vlerësimin e një ish-portieri si Sebastien Frey që në Serie A është aktivizuar me skuadra si Inter, Parma apo edhe Fiorentina.

Francezi theksoi se Maignan është ndër pesë portierët më të mirë në botë, por theksoi se ai personalisht do të zgjidhte Thibaut Courtois para gardianit të Milanit, duke e favorizuar belgun vetëm prej eksperiencës.

Në anën tjetër, Frey u shpreh se Onana është lideri që i mungonte Interit.

“Mund ta them pa frikë se Maignan është ndër pesë portierët më të mirë në botë për mënyrën si e interpreton rolin e tij. Mos të harrojmë se mbërriti në Milano si kampion me Lille dhe tashmë me kuqezinjtë po vijon të rritet. Për mua është një i ri që premton shumë. Courtois apo Maignan? Zgjedh Courtois, por vetëm prej eksperiencës. Jam i sigurt se Maignan do të ketë një të ardhme të madhe.

Onana? Nëse do të isha pjesë e Interit, nuk do të hiqja kurrë dorë prej tij. Onan aka treguar se nuk është vetëm një sportist i madh, por edhe një lider.

Ndoshta, një lider i tillë i kishte munguar Interit në dhomat e zhveshjes.

Kam pasur mundësinë të bisedoj me të dhe e kam dalluar që është lider i lindur. Është i pari që gëzohet për fitoret, por edhe ai që gjithnjë merr përgjegjësitë në momentet e vështira. Nuk e di si do të mbarojë kjo merkato, por unë nuk do ta shisja një si Onana”, u shpreh Frey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat