Skuadra e kategorisë së dytë Detonit u përforcua me Rushitin

Futboll

Skuadra e kategorisë së dytë Detonit u përforcua me Rushitin

Nga: K. G. Më: 25 qershor 2023 Në ora: 17:17
Suheib Rushiti

Skuadra e Ligës së dytë maqedonase, Detonit Plaçkovica, ka bërë të ditur se janë përforcuar me futbollistin 22-vjeçar, Suheib Rushiti.

Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e ekipit të Gostivarit që arritën të ngriten në elitën e futbollit dhe pas përfundimit të sezonit atij dhe disa të tjerëve iu dha mundësia për të kërkuar klube të reja.

Rushiti, i cili është mesfushor, gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Skopjes, Vardar Forinos, Shkupit dhe Metalurgut.

Deri më tani Detonit i janë bashkuar Darko Stojanov dhe Oliver Hristov, ndërsa janë larguar Alexovski, Dimovski dhe Alpaj Jusuf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat