Agjenti shqiptar i “yllit” të Juves: Nuk kemi kërkuar aq milionë

Futboll

Agjenti shqiptar i “yllit” të Juves: Nuk kemi kërkuar aq milionë

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Federico Chiesa përfiton 5 milionë euro neto në sezon te Juventusi, ndërkohë që sulmuesi italian ka përfunduar në shënjestrën e Newcastle.

Klubi anglez kërkon të blejë edhe 25-vjeçarin e “Zonjës” pas Sandro Tonalit të Milanit. Ndërkohë, Fali Ramadani, agjenti i sulmuesit të majtë, ka folur rreth situatës së Chiesa-s.

“Në lidhje me thashethemet e publikuara ditët e fundit për të ardhmen e Federico Chiesa-s, Fali Ramadani, agjenti i lojtarit, mohon zërat që qarkullojnë.

Për një kërkesë tetë milionë eurosh të bërë nga lojtari për të nënshkruar rinovimin e kontratës me Juventusin”, lexohet në qëndrimin zyrtar të menaxherit me origjinë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat