Anglia U21 fiton, rrezikon Gjermania

Futboll

Anglia U21 fiton, rrezikon Gjermania

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 20:47
Pamje nga ndeshja Anglia - Izareli

Italia U21 regjistron fitoren e parë në Euro U21, kualifikohet Anglia U21, ndërkohë që zhgënjejnë gjermanët e vegjël. Të kaltrit fituan 3:2 ndaj moshatarëve nga Zvicra.

Gjithsesi, të kaltrit menaxhuan avantazhin dhe siguruan fitoren e parë në grupin D. Aty ku bëjnë pjesë edhe Franca dhe Norvegjia.

Anglia triumfoi 2-0 ndaj Izraelit. Falë golave të Anthony Gordon dhe Emile Smith Roëe (supergol), duke kryesuar grupin C me 6 pikë të plota dhe duke u kualifikuar.

Grup ku rrezikon Gjermania pas humbjes 2-1 ndaj Çekisë. Goli i Angelo Stiller i dhuroi barazimin e përkohshëm skuadrës gjermane, që numëron një pikë.

Po aq sa Izraeli. Ndërkohë që Çekia mban vendin e dytë me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat