Shtanget City

Futboll

Shtanget City

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 21:03
Kevin de Bruyne

Ylli i Manchester City-t, Kevin de Bruyne, do të humbasë fillimin e sezonit të ardhshëm për shkak dëmtimi. Mesfushori pësoi një dëmtim gjatë finales së Champions League kundër Interit.

City arriti ta siguronte fitoren edhe pa hajmalinë e tyre pasi Rodri realizoi golin e fitores dhe kompletoi Tripletën historike të Qytetarëve. Por De Bruyne, 31 vjeç, nuk ka arritur ta vazhdojë ndeshjen.

Tani duket se dëmtimi është më i keq se sa mendohej pasi Daily Star ka raportuar se ai ka pësuar një dëmtim së shkallës së tretë në muskujt e kofshës.

Raporti ka shpjeguar se ai nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por do të humbasë ndeshjen e sezonit 2023/24 kundër Arsenalit në Community Shield në stadiumin Wembley.

Mendohet se ai do të mungojë ende në ndeshjen e parë të Cityt në Premier League kundër Burnley-t.

Departamenti mjekësor i klubit megjithatë është “optimist” se lojtari belg do të jetë në në stol për Superkupën e Europës kundër fituesit të Europa League, Sevilla.

Sezonin e kaluar, De Bruyne luajti një rol vendimtar për Cityn pasi shënoi nëntë gola dhe siguroi 16 asiste në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat