Sadiku flet për herë të parë nga skuadra e re: Jam krenar që jam këtu

Futboll

Sadiku flet për herë të parë nga skuadra e re: Jam krenar që jam këtu

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 21:21
Sadiku

Pas një karriere plot ulje-ngritje, “bomberi” elbasanas, i vetmi lojtar shqiptar që ka shënuar në fazën finalen të Kampionati Evropian, Armando Sadiku ka nisur ditën e sotme një “aventurë” të re në karrierën e tij, më konkretisht në Kampionatin e futbollit të Indisë.

Sadiku, tashmë 32-vjeçar është transferuar si një lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij, me spanjollët e Cartagena, te klubi indian Mohun Bagan dhe menjëherë pas firmës me klubin e ri, Sadiku ka folur për ekipin e tij të ri, teksa e konsideron një nder që është bërë pjesë e asaj skuadre.

“Kur Mohun Bagan më kontaktoi, pashë në detaje kampionatin dhe më shtoi kuriozitetin.

Sinqerisht, drejtuesit e këtij klubi më bindën brenda javës. Shpresoj që bashkë me shokët e ekipit të mbrojmë titullin. Jam krenar që të jem pjesë e një klubi 133 vjeçar”,- u shpreh Sadiku në fjalën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat