Agim Ademi takon talentin shqiptar në Gjermani

Futboll

Agim Ademi takon talentin shqiptar në Gjermani

Nga: K. G. Më: 25 qershor 2023 Në ora: 23:06
Ermal Bojaxhiu e Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar futbollistin Ermal Bojaxhiun.

Talenti i futbollit paraqitet me sukses për skuadrën gjermane Augsburg U19. 

“Sonte e vizitova Ermal Bojaxhiun, anëtarin e Kombëtares së Kosovës U-17, i cili aktualisht luan në ekipin e U-19 të FC Augsburg.

Ermali është një futbollist shumë i talentuar, i vlerësuar edhe nga ekspertët tanë të përzgjedhjes së talenteve.

Ai ka marrë pjesë në kampin e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës në Frankfurt, si dhe ka luajtur për Kosovën U-15 në turneun zhvillimor të UEFA-së në Maqedoninë e Veriut, pas ftesës nga trajneri Ilir Nallbani.

E inkurajova Ermalin që të vazhdojë të punojë fort për të arritur një karrierë të suksesshme dhe për të përfaqësuar Kosovën në nivelet më të larta”, njofton Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat