Faton Zylbehari: Arritje fantastike e mediumit të respektuar ‘Bota sot’ 

Futboll

Faton Zylbehari: Arritje fantastike e mediumit të respektuar ‘Bota sot’ 

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 01:27
Faton Zylbehari

Zëdhënës i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbeharii, komplimenton gazetën kombëtare “Bota sot”, duke uruar 28 vjetorin e datëlindjes së saj. 

“Të lexosh një gazetë nga fillimi e deri në fund qoftë edhe një herë në muaj për një periudhë më të gjatë kohore duket e vështirë, jo më të mbushësh me shkrime nga fillimi e deri në fund një medium pa ndërpre për 28 vite.

Arritje fantastike e mediumit të respektuar ‘Bota sot’ dhe për këtë ju shpreh përgëzimet më të sinqerta të gjithë të punësuarve aktual, e gjithë atyre personave që ndër vite kanë kontribuar për këtë medium.

Shto këtu vlerat që vazhdimisht ka promovuar gazeta ’Bota sot’, vijmë në përfundim se po flasim për vlerë kombëtare.

Ju uroj përvjetorin dhe ju dëshiroj shëndet e shumë vite tjera të bëni këtë që keni bërë në mënyrën më të mirë deri tani”, ka uruar Zylbehari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat