Skandal, sulmohet gjyqtari në ndeshjen e Kupës së Kosovës për Gjermani dhe para syve të Agim Ademit

Futboll

Skandal, sulmohet gjyqtari në ndeshjen e Kupës së Kosovës për Gjermani dhe para syve të Agim Ademit

Nga: K.G. Më: 27 qershor 2023 Në ora: 14:57
FC Kastrioti Stukenbrock

Një akt i shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Kosovës në futboll për Gjermani për vitin 2023.

Në fund të garës është sulmuar gjyqtari.

Ky rast skandaloz konfirmohet edhe nga Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani.   

“Në fund të garës, pas fërshëllimës së gjyqtarit për përfundimin e ndeshjes, simpatizues të klubit nga Kornwestheimi u futën në fushë duke sulmuar fizikisht dhe ofenduar gjyqtarin e ndeshjes A.S. 

Për shkak të organizimit shumë të dobët teknik të kësaj gare dhe përkundër përpjekjeve të organizatorit F.M. nga klubi Drita Kosova arriti të godasë gjyqtarin me grusht në kokë duke i qitur një hije të keqe klubit të tij, garës dhe gjithë këtij organizimi shqiptar. 

Pos tij edhe futbollistë të këtij klubi tentuan ta godasin, por kishte edhe të tjerë nga ky klub që u përpoqen të mbrojnë gjyqtarin por nuk munguan as sharjet e kërcënimet.

Aq me keq është që ky sulm i paskrupullt ndodhi para syve të presidentit të FFK-së, Z. Agim Ademi. 

Menjëherë pas këtij sulmi persona të panjohur demoluan çadrat e klubeve FC Kastrioti dhe të SC Drita Kosova.

Kryesia e FFSHGJ-së nëse dëshiron të ruajë kredibilitetin e saj dhe të këtij organizimi duhet të ndërmarrë masa që personat dhe klubet e tilla, të cilat nuk mund të pajtohen me humbje të jenë sa më larg organizimeve shqiptare.
Pas mbarimit të turneut dhe qetësimit të situatës, organizatori i kësaj gare, FFSHGJ, për më të mirët ndau dhurata, kupa, medalje e mirënjohje, të cilat u ndanë nga Mustafë Bellaina, anëtar i Kryesisë, Enver Muzliukaj, nënkryetar e Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ-së kurse kupën fituesit të garës ua dorëzuan bashkarisht Ruzhdi Statovci dhe Agim Ademi, president i FFK-së”,
njofton Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani.

Kush është fitues i Kupës për Gjermani? 

 “FC Kastrioti Stukenbrock - fitues i kupës së klubeve shqiptare në Gjermani për vitin 2023.

Në München, në organizim të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, në bashkëpunim me FC Kosova München dhe nën patronatin e Federatës së Futbollit të Kosovës, me 24 e 25 qershor 2023, u mbajt gara për Kupën e Republikës së Kosovës në futboll për Gjermani për vitin 2023. 

Pas përgatitjeve disamuajshe Kryesia e FFSHGJ kishte arritur që sivjet mjaft mirë të organizojë këtë garë më masovike të futbollit shqiptar jashtë atdheut. Ishte kjo hera e 29-të që mbahet kjo garë, organizuar nga FFSHGJ, kurse fituesi i saj në bazë të marrëveshjes me FFK (Federatën e Futbollt të Kosovës) dhe UKSHFZ (Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër) në vjeshtën e këtij viti zhvillojnë miniturneun e përbashkët në Kosovë për të përcaktuar fituesin e Superkupës Kosovë – Diasporë.

Në hapjen solemne të kësaj gare sikurse edhe gjatë dy ditëve sa zgjati ajo, morën pjesë edhe Agim Ademi, president i FFK-së, Afrim Nura, konsull i përgjithshëm i Kosovës në München, Arten Hanku, konsull i përgjithshëm i Shqipërisë, në München, Rexhep Demiri, konsull i përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut në München dhe Frank Ludwig, përfaqësues i Lidhjes futbollistike të Bayernit (BFV)

Pas intonimit të himnit kombëtar dhe atij të Kosovës, ekipet shqiptare në Gjermani dhe mysafirët e kësaj gare si dhe të gjithë të pranishmit i përshendeti, Miftar Dragidella, sekretar i FFSHGJ-së.

Më pastaj me një fjalë rasti në emër të  mikpritësit u paraqit Lulzim Maliqi, kryetar i FC Kosova München si dhe konsujt e pranishëm, përfaqësuesi i BFV dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi kurse Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ i shpalli garat e hapura.

Në aktin solemn të hapjes së garës, për të pranishmit me dy valle u paraqit grupi i valleve „Alba“ nga Augsburgu.

Në garën e sivjem morën pjesë 7 klube shqiptare me 8 ekipe. Në fazën e parë garat u zhvilluan në sistem pikësh, ku ekipet ishin ndarë në dy grupe. 

Sipas këtyre rezultateve në ndeshjen finale u takuan FC Kastrioti Stukenbrock dhe SC Drita Kosova Kornwestheim. Të dy ekipet në këtë garë treguan futboll cilësor, por në ndeshjen finale u tregua më i kujdesshëm ekipi shqiptar nga Stukenbrocku dhe për një nuancë ishte më i mirë dhe me plot meritë shënoi fitore me rezultat 2:1.

Shpresojmë që FC Kastrioti në mënyrë të denjë do të prezantojë klubet shqiptare nga Gjermania në miniturneun që do të mbahet në Kosovë.

Ndeshjet shumë mirë u udhëhoqën nga gjyqtarët shqiptarë: Afrim Salihu, Flamur Gërguri e Naser Hyseni”, njofton FSHGJ.

Në fazën e parë të garave kur ato u zhvilluan me sistem pikësh u arritën këto rezultate:
Rezulatet dhe tabelat:

Grupi A
FC Kosova München  -  SC Drita Kosova Kornwestheim  0:1
FC Alba Augsburg – FC Liria Berlin                   1:3 
FC Kosova München - FC Liria Berlin      1:0
SC Drita Kosova Kornwestheim  -  FC Alba Augsburg 5:2
FC Kosova München - FC Alba Augsburg           9:7
FC Liria Berlin  -  SC Drita Kosova Kornwestheim      3:2

Tabela
1. SC Drita Kosova Kornwestheim 3 2 0 1   8:5      6
2. FC Kosova München 3 2 0 1 10:8      6
3. FC Liria Berlin 3 2 0 1   6:4      6
4. FC Alba Augsburg 3 0 0 3 10:17      0

Grupi B
FC Kastrioti Stukenbrock-  FC Kosova München II   2:0
FC Kosova Frankfurt -  FC Kosova Düsseldorf 2:2 
Kosova Frankfurt  -  FC Kastrioti Stukenbrock  2:2
FC Kosova Düsseldorf – FC Kosova München II 4:0
FC Kastrioti Stukenbrock - FC Kosova Düsseldorf  2:1
FC Kosova München II   -  FC Kosova Frankfurt 2:4

Tabela
1. FC Kastrioti Stukenbrock 3 2 1 0 6:3 7
2. FC Kosova Frankfurt 3 1 2 0 8:4 5
3. FC Kosova Düsseldorf 3 1 1 1 7:3 4
4. FC Kosova München II    3 0 0 3 2:10 0

Çerekfinalet
SC Drita Kosova Kornw.  -   FC Kosova München II 4:1
FC Kosova Frankfurt  -   FC Liria Berlin      1:0
FC Kastrioti Stukenbrock  -   FC Alba Augsburg            6:0
FC Kosova München.   -   FC Kosova Düsseldorf      4:2

Gjysëmfinalet
SC Drita Kosova Kornwestheim  -   FC Kosova Frankfurt 2:0
Kastrioti Stukenbrock  - FC Kosova München 1:0
Për vend të tretë (penallti):
FC Kosova Frankfurt -  FC Kosova München    5:4

Finalja

SC Drita Kosova Kornwestheim  -  FC Kastrioti Stukenbrock 1:2

Më të mirët nä garän për kupën e Kosovës në Gjermani për vitin 2023

Vendi I : FC Kastrioti Stukenbrock  
Vendi II : SC Drita Kosova Kornwestheim 
Vendi III: FC Kosova Frankfurt  
Vendi IV: FC Kosova München  
Fair-Play:FC Alba Augsburg
Futbollisti më i mirë:  Feriz Meha /SC Drita Kosova 
Portieri më i mirë: Feim Statovci /FC Kastrioti
Golashënuesi më i mirë: Ardi Shabani/ FC Kastrioti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat