Laporta e dëshiron talentin turk

Futboll

Laporta e dëshiron talentin turk

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 12:27
Joan Laporta, Arda Guler.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për interesimin e klubit në talentin turk, Arda Guler.

Guler po shihet si një talent i madh evropian, dhe shumë klube kanë shprehur interesim në të, por interesimi më konkret si duket po vjen nga Barcelona.

Laporta e ka konfirmuar se drejtori sportiv i klubit, Deco po punon për të arritur një marrëveshje me Arda Guler. Por, marrëveshja do të ishte e vlefshme për vitin e ardhshëm.

“Deco tani po punon për Arda Guler. La Liga na e lejon neve që të kryejmë punët që nuk janë të vlefshme për këtë vit”, tha Laporta.

“Departamenti jonë i gjetjes së talenteve ka qenë duke e monitoruar Ardan. Gjithashtu kemi edhe opinionin e Decos. Ne po mundohemi ta mbyllim marrëveshjen për vitin e ardhshëm”, shtoi më tej Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat