Roma gjobitet nga UEFA

Futboll

Roma gjobitet nga UEFA

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 17:24
Roma

Roma dështoi të arrijë objektivin e saj për të fituar pak më shumë se 28 milionë euro në fitime kapitale deri më 30 qershor, që do të thotë se tani do të duhet të paguajë një gjobë të shqiptuar nga UEFA.

Sipas “Calciomercato”, klubi italian ishte me rreth 3 milionë euro më pak se objektivi, kështu që do të duhet të paguajë një gjobë ndaj UEFA-s, që kushton më pak se 5 milionë euro.

Roma arriti të shmangë një ndëshkim më të rëndë – si reduktimi i listës së skuadrës evropiane ose përjashtimi nga gara – për shkak se ishte afër objektivit, ani pse nuk e përmbushi.

Romakët realizuan rreth 26 milionë euro fitime kapitale neto në vitin financiar që përfundon më 30 qershor – Benjamin Tahirovic (5,5 milionë euro suficit), Justin Kluivert (7,5 milionë euro), Cristian Volpato (7,5 milionë euro), Filippo Missori (2,5 milionë euro), Ruben Providence (300,000 euro) dhe Carles Perez (rreth 2 milionë euro), si dhe bonuse të lidhura me Nicolo Zaniolo.

Ofertat për Roger Ibanez dhe Nicola Zalewski mbërritën kohët e fundit, por klubi vendosi të paguante gjobën në vend që të nxitonte për të arritur një marrëveshje, duke u dhënë atyre më shumë fleksibilitet për këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat