Sejdini uron gazetarët sportiv në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Sejdini uron gazetarët sportiv në Maqedoninë e Veriut

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 19:30
Muhamed Sejdini

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive ka uruar gazetarët sportivë.

Sejdini përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka përgëzuar gazetarët për punën dhe i ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë që kanë me FFM-në.

“Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë!

Sot, i nderojmë burrat dhe gratë të mrekullueshëm që na sjellin historitë emocionuese dhe të frymëzuara nga bota e sportit.

Faleminderit për ndërlidhjen me emocionin dhe frymëzimin që na ofroni me përkushtimin tuaj”, ka shkruar Sejdini në llogarinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat