Mbrojtësi i Liverpool kërkon kalimin te Feyenoord

Futboll

Mbrojtësi i Liverpool kërkon kalimin te Feyenoord

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 00:03
Nathaniel Phillips

Mbrojtësi i Liverpool kërkon kalimin te Feyenoord!

Nathaniel Phillips numëron vetëm katër paraqitje gjatë sezonit 2022-2023 me Liverpool dhe duket se shpresat për t’u rikthyer në planet e trajnerit Jurgen Klopp po shuhen gjithmonë e më shumë.

Në një situatë të tillë, sipas raportimeve të medieve britanike, mbrojtësi ka bërë valixhet gati dhe po mendon për largimin sa më të shpejtë nga “The Reds”.

26-vjeçari është shumë i pëlqyer nga Feyenoord, me klubin holandez që është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për ta blerë dhe një transferim të tillë e pëlqen edhe vetë Philips.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat