Daniel Levy është i zemëruar me Bayernin

Futboll

Daniel Levy është i zemëruar me Bayernin

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 23:01
Daniel Levy

Pronari i Tottenhamit, Daniel Levy, i ka thënë shoqëruesve të tij se është shumë i zemëruar me Bayern Munich.

Ai është shumë i shqetësuar që klubi i Mynihut ka kohë që po negocion pas shpine me Harry Kane dhe tashmë ka një marrëveshje me të.

Si rezultat, Levy tashmë ka refuzuar ofertën e parë prej 70 milionë euro + bonuse dhe është gati të refuzojë një ofertë tjetër rreth 100 milionë euro.

Kjo do të thotë se klubi gjerman do të duhet të ofrojë më shumë se 100 milionë për të marrë anglezin 29-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat