Tonali flet si lojtar i Newcastle-s: Do të jap më të mirën

Futboll

Tonali flet si lojtar i Newcastle-s: Do të jap më të mirën

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 13:00
Tonali

Italiani Sandro Tonali tashmë zyrtarisht është lojtar i ri i klubit anglez, Newcastle.

Tonali dje iu bashkua skuadrës angleze nga AC Milan. Tonali para tifozëve të Newcastle-s, premtoi se do të jep më të mirën për skuadrën angleze. Ai tha se ndihet emocionuar që është pjesë e Newcastle-s.

"Dua të falënderoj klubin sepse po më jep një mundësi të madhe në karrierën time”, tha ai.

“Dua të shpërblej besimin tim në fushë duke dhënë më të mirën time, siç e kam bërë gjithmonë. Jam shumë i emocionuar që do të luaj në ‘St James' Park’.

Mezi pres të ndjej ngrohtësinë e tifozëve”, ka theksuar Tonali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat