Akuza të rënda nga Argjentina ndaj Gabriel Batistuta

Futboll

Akuza të rënda nga Argjentina ndaj Gabriel Batistuta

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 16:27
Gabriel Batistuta

Një problem i madh i ka lindur Gabriel Omar Batistuta për ta zgjidhur.

Këtë të mërkurë, sekretari i përgjithshëm i Unionit Argjentinas të Punëtorëve Rural dhe Dockers (UATRE), José Voytenco, shpjegoi se pas një inspektimi të arave të tij në Santa Fe, ai gjeti një realitet të egër. Ish-sulmuesi i shquar i detyronte punëtorët të punonin ë kushte të mjerueshme.

“Kishte një ankesë anonime që paralajmëronte kushte pune skandaloze në një fushë, që është në pronësi të z.Gabriel Batistuta.

Kështu u krye një inspektim dhe u bë i mundur verifikimi i asaj që u tha.

Kishte punëtorë në një situatë shfrytëzimi, të paguar keq dhe në kushte të mjerueshme”, – tha ai për radion “La Red”.

Sindikalisti vazhdoi: “Në fillim na tërhoqi vëmendjen pamundësia për të hyrë në fusha, ishte shumë e vështirë, pastaj ajo që pamë ishte skandaloze.

Shtatë punëtorë jetonin në banesa të pasigurta, me ditë pune më të gjata se tetë orët e përcaktuara.

Nuk paguheshin jashtë orarit, nuk ishin punësuar, nuk kishin rroba të përshtatshme pune dhe disa kishin aftësi të kufizuara”.

Pak orë pas këtyre akuzave, përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, Batistuta iu përgjigj fjalëve të sindikalistit, duke shpërndarë imazhe të fushës së tij “El Bati”, që mbulon 126.000 hektarë në “Reconquista”, në provincën e Santa Fe: “Këto janë 35 shtëpitë për sistemimin e stafit tonë rural dhe familjeve të tyre.

Ne ndërtojmë një shtëpi në vit. Kemi investuar në shkollë, rrugë, energji elektrike dhe panele diellore. Punëtorët tanë janë të punësuar sipas ligjit të LMD dhe statutit të punëtorëve ruralë”.

Më pas, Batistuta nënvizoi se fotot që ka shpërndarë janë “të ditëve të sotme”, për të përfunduar më pas:

“Ne respektojmë marrëveshjet sindikale, kemi një mjek pune dhe një të diplomuar për higjienë dhe siguri në punë, në mënyrë të përhershme, për të verifikuar kushtet e të gjithëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat