Real Madrid është gati

Futboll

Real Madrid është gati

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 00:27
Mbappe e Perez

Ndryshe nga ajo që ndodhi në vitin 2021, “rasti Mbappe” nuk do të zgjasë gjithë verën.

PSG dëshiron t’i japë fund telenovelës sa më shpejt të jetë e mundur dhe i ka dhënë një ultimatum dy javor.

Pozicioni i Al-Khelaïfi dhe kompanisë është i qartë: nëse nuk rinovohet, ata e shesin.

Po kështu, ka një sërë datash që duhen marrë parasysh.

Më 10 korrik të këtij muaji si PSG ashtu edhe Real Madridi kthehen në stërvitje.

Nga ana e tij, në datën 17 Kylian Mbappe thirret për t’u rikthyer në stërvitje dhe në datën 19 do të plotësohen ato 14 ditë që skuadra franceze i dha lojtarit.

Ka shumë mundësi që para datës 17 të dihet 100% se çfarë do të bëjë Mbappe.

Gjithnjë e më pak i ka mbetur fundi i telenovelës.

Në këtë mënyrë është shansi i tij i fundit për të përmbushur atë ëndërr që ka pasur që kur ishte fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat