Maignan: Roli im nuk është vetëm brenda zonës, i dua sfidat

Futboll

Maignan: Roli im nuk është vetëm brenda zonës, i dua sfidat

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 12:19
Mike Maignan

Mike Maignan fitoi shpejt një vend në zemrat e tifozëve të Milan duke bërë të harrohej shpejt një si Gianluigi Donnarumma.

Por, historia e gardianit të kuqezinjve mund të kishte qenë krejtësisht e ndryshme duke qenë se në fëmijërinë e tij,

Maignan luante rolin e sulmuesit madje duke mbajtur veshur fanellën me numrin 10.

Në një intervistë për Sportweek, 28-vjeçari tregon mënyrën si përfundoi në portë ndërsa theksoi se asnjëherë nuk i druhet sfidave dhe se sezonin e ri e pret pa asnjë shqetësim pavarësisht vështirësive.

“Për mua është shumë e rëndësishme që në ndeshje të mos kryej vetëm funksionin tim, roli im nuk mund të kufizohet vetëm brenda një zone të caktuar. Flas shumë me shokët e skuadrës për t’i paraprirë rreziqeve që mund të vijnë nga kundërshtarët. Kam luajtur gjithnjë me këtë mentalitet sepse mendoj se është më e mira për skuadrën.

Nëse unë zhvilloj një ndeshje të mirë dhe skuadra humbet nuk do të gëzohesha kurrë. Kur isha i ri nuk doja të luaja portier. Isha një sulmues me numrin 10, përfundova mes shtyllave rastësisht për të zëvendësuar një tjetër.

Në moshën 10-12 vjeçare isha pjesë e akademisë së Clairefontaine, akdemisë kombëtare të futbollit francez.

Trajneri aty më vendosi para një sfide dhe më tha se nëse arrija i fundit në seleksionim atëherë do të luaja portieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat