Granit Xhaka zbulon arsyen e vërtetë të largimit

Futboll

Granit Xhaka zbulon arsyen e vërtetë të largimit

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 19:19
Granit Xhaka

Ish-kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, ka treguar arsyet e vërteta që ai vendosi të largohej nga Arsenali këtë verë.

Ish-mesfushori i Arsenalit, Xhaka, i është përgjigjur pretendimeve të rreme rreth largimit të tij nga klubi.

Ai hodhi poshtë thashethemet dhe hodhi dritë mbi arsyet e vërteta pas vendimit të tij për t’u larguar nga Emirates, duke u ofruar fansave një kuptim më të qartë të motivimeve të tij.

“Kishte spekulime gjithandej se gruaja ime nuk ishte më e lumtur në Angli. Kjo nuk është aspak e vërtetë”, tha Xhaka për “Keystone-SDA”.

“Fakti është se si person jam gjithmonë i interesuar për sfida të reja. Pas shtatë vitesh, ka ardhur koha për diçka krejtësisht të re. Liga nuk është e re, por klubi është.

Gjatë bisedimeve me Simon Rolfes [drejtori sportiv] dhe Xabi Alonso, ndjeva se projekti afatgjatë në Leverkusen ishte i vlefshëm dhe se ishte 100% në përputhje me mua”, shtoi ai.

30-vjeçari ka përfunduar një transferim te Bayer Leverkuseni për një tarifë prej rreth 21.5 milionë funte.

Ish-kapiteni i klubit largohet nga Arsenali pas shtatë vjetësh, pasi ka bërë më shumë se 200 paraqitje në Premierligë për “Topçinjtë”, duke u rikthyer sërish në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat