Shehi me më të mirët

Futboll

Shehi me më të mirët

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:34
Shehi

Tashmë është pothuajse e mbyllur skuadra që do të luajë ndaj Dinamos

Dilema e vetme mund të jetë në mbrojtje me Lulajn, që është titullar, ndërsa Hoxhallari zor se mund t’i zërë vendin. Pjesa tjetër e mbrojtjes është e përbërë nga Doka, Najdovski dhe Mici. Në mesfushë është dilema e madhe.

Dy janë lojtarët, të cilët janë titullarë të padiskutueshëm, Deliu dhe Hila. Nga ana tjetër, Jonuzi do të jetë futbollisti i tretë që do t’u bashkohet në këtë repart me fanellën e titullarit. Edhe në sulm do të ketë shumë lëvizje.

Braziliani Kaina qëndron në stol, ndërsa nga ana tjetër titullarë do të jetë një treshe fantastike. Bëhet fjalë për Abazajn, Hasanin dhe Latifin. Të tre do të luajnë nga minuta e parë me Hasanin, që mund të jetë qendërsulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat