Objektivi Marco Verratti

Futboll

Objektivi Marco Verratti

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 19:40
Verratti

Objektivi Marco Verratti!

Pas 11 vitesh karrierë të shpenzuar te “gjigandët” francezë të PSG, “arkitekti” italian i mesfushës, Marco Verratti shihet gjithnjë e më larg “parisienëve” këtë merkato veres dhe “aventura” më e re për italianin mund të fillojë në Spanjë.

Sipas raportime më të fundit nga prestigjiozja spanjolle, “Marca”, Atletico Madrid shpreson se ulja e pagave nga bordi i kampionëve të Fracnës, mund të ndikojë në largimin e italianit drejt një destinacioni të ri.

Italiani është objektivi kryesor i “los colchoneros” të Madridit dhe shpresat për transferimin e tij do të forcohen nëse “gjigandët” francezë kryejnë disa transferime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat