Presidenti i Napolit i tregon PSG-së se sa duhet të paguajë për Osimhen

Futboll

Presidenti i Napolit i tregon PSG-së se sa duhet të paguajë për Osimhen

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 19:42
Aurelio De Laurentiis

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i ka caktuar çmimin PSG-së për nigerianin Victor Osimhen. 

Sulmuesi në edicionin e fundit ka shënuar tridhjetë e një gola në tridhjetë e nëntë paraqitje për Napolin, duke i çuar ata te "Scudetto" parë që nga viti 1990.

“I vetmi klub që mund të përballojë të marrë Osimhen nga ne është Paris Saint-Germain”, ka thënë De Laurentiis për "Sport Mediaset".

"Pra, nëse Nasser Al-Khelaifi dëshiron të nxjerrë 200 apo më shumë, atëherë ne do të presim dhe do të vlerësojmë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat