Barcelona pranë rinovimit me Marc-Andre ter Stegen

Futboll

Barcelona pranë rinovimit me Marc-Andre ter Stegen

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:16
Marc-Andre ter Stegen

Me 26 ndeshje pa pësuar gol, dhe vetëm 18 gola të pësuar në 38 ndeshjet e La Liga, “gardiani” i portës së “katalanasve” të Barcelona, Marc-Andre ter Stegen, mund të quhet me plot gojë portieri më i mirë në botë.

Për këtë arsye, bordi i “blaugranave” ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës së 31-vjeçarit, me kontratën aktuale që skadon në qershorin e vitit 2025, mirëpo shumë shpejt do të ndryshojë.

“Shtatlarit” gjerman i portës është i gatshëm të qëndrojë në “Camp Nou” dhe pas bisedimeve të para me menaxherët e lojtarit, gjithçka është në rrugën e mirë drejt rinovimit.

Përsa i përket marrëveshjes gjermanit pritet t’i ofrohet një kontratë deri në vitin 2028, si dhe një rritje e konsiderueshme e pagës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat