Klose për Taren: S’dua polemika, por ai nuk i thotë gjërat në fytyrë

Futboll

Klose për Taren: S’dua polemika, por ai nuk i thotë gjërat në fytyrë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 16:45
Miroslav Klose dhe Igli Tare

Raporti mes Miroslav Klose dhe Igli Tare ishte mjaft i mirë para disa vitesh, por gjëra kanë ndryshuar shumë. Klose tha para disa javësh se ishte larguar nga skuadra Biancoceleste pasi askush nuk i kishte ofruar rinovimin, ndërsa drejtori Tare nuk hezitoi të deklaronte se kush është një lojtar i madh nuk është domosdoshmërisht njeri i madh. Klose dha një intervistë për “Il Messaggero”, ku foli për këtë çështje.

“Nuk dua të bëj polemika, thjesht thashë që nëse një klub vendos të ndërpresë një marrëdhënie me një lojtar, duhet t’i tregosh paraprakisht e jo të presësh ditën e fundit siç ndodhi me mua, Lulic, Maurin, Bizzarrin, lista është e gjatë.

Kur nuk më komunikuan asgjë, mora vendimin të ndalesha dhe të largoja shqetësimin, por e tregova historinë time që këto keqkuptime të mos përsëriten në të ardhmen, që të ndryshojë “modus operandi” (metoda e punës) te Lazio.

U ndamë keq, sepse (Tare) nuk është një person që i thotë gjërat në fytyrë, por duhet pranuar që ka bërë një punë të madhe te Lazio, më mori mua dhe shumë talente si Felipe Anderson dhe Milinkovic”. – Tha Klose.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat