Shala: Me rëndësi fitorja, në Uells për kualifikim

Futboll

Shala: Me rëndësi fitorja, në Uells për kualifikim

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 23:54
Shala

Autori i golit të fitores së Shkëndijës së Tetovës ndaj Haverfordwest County AFC, Adenis Shala nuk ka fshehur gëzimin për faktin që mundi të ndihmojë ekipin. 

Kuqezinjtë me epërsi 1:0 do të shkojnë javën e ardhshme në Uells për të kërkuar kualifikim në xhiron e dytë të UEFA Europa Conference League dhe Shala beson se ekipi mund të bëjë më mirë se në Shkup. 

 “Ndjehem shumë i lumtur që fituam, pasi më e rëndësishme ishte që ne ta fitojmë ndeshjen dhe jo kush do të shënojë gol. Për mua është njejtë sikur të bëj gol apo të asistoj, mendoj se është e njejta.

Më rëndësi është që fituam edhe pse kishim shumë raste tjera që ta mbyllim ndeshjen më herët, por ky është futbolli dhe ne duhet të përgatitemi për takimin e kthimit, i cili na pret në Uells, që të japim maksimumin secili nga vetja, ku nuk dyshoj te ekipi dhe shpresoj të marrim një rezultat më të mirë se këtu“, tha Shala. 

Humbe super rastin?

“Të them të drejtën së pari u ndjeva keq prej bashkëlojtarëve dhe trajnerit, pasi e pata një mundësi të mirë, mirëpo ky është futbolli, ndonjëherë ke mundësi të mira për të shënuar dhe nuk shënon, përderisa nga një gjysmë rasti që kishim një aksion unë shënova.

Por, e them sërish e rëndësishme ishte fitorja”, përgjigjet futbollisti. 
Brohoritjet e publikut Shala, Shala...

 “Si fëmijë gjithmonë kam ëndërruar që të luaj në stadiume të mëdha dhe të shënoj gol.

I falënderoj të gjithë tifozët që ishin të pranishëm sonte në stadium, të cilët e brohoritën emrin tim.

Që nga momenti i parë që kam ardhur në Tetovë jam ndjerë si në shtëpi dhe i falënderoj të gjithë nga zemra”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat