Al-Nassr vazhdon merkaton, objektivi i radhës “ylli” i Ligue 1

Futboll

Al-Nassr vazhdon merkaton, objektivi i radhës “ylli” i Ligue 1

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 22:44
Fabrizio Romano

Klubet arabe duket se nuk kanë ndërmend ta ndalojnë “çemndurinë” e tyre këtë merkato vere, teksa pas një sërë futbollistësh të afruar deri me tani, duan të vazhdojnë e të shtojnë kualitetin në kampionatin e tyre.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, është skuadra e Al-Nassr ajo që kërkon goditjen e radhës.

Teksa bëhet fjalë për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Seko Fofana, i cili aktivizohet te francezët e Lens.

Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe francezët do të marrin 30 milionë euro nga transferimi i 28-vjeçarit, teksa pritet që gjithçka të përfundojë në ditët në vazhdim, me mesfushorin që ditën e sotme ka kryer pjesën e parë të ekzaminimeve mjekësore në Portugali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat