Debutimi i Messit në Inter Miami

Futboll

Debutimi i Messit në Inter Miami

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 11:10
Messi

David Beckham ka zbuluar se debutimi i Lionel Messit në Inter Miami mund të vonohet.

Bashkëpronari i Inter Miamit, David Beckham, ka zbuluar se debutimi i pritshëm i Messit kundër Cruz Azulit këtë javë mund të duhet të shtyhet pasi klubi vlerëson aftësinë e nënshkrimit të tyre të ri pas zbulimit të tij.

Duke folur për “ESPN Argentina”, Beckhami tha: “Ne nuk e dimë nëse Leo do të luajë ndeshjen ose nëse do të ketë minuta, sepse mendoj se në fund të fundit, ai duhet të jetë gati.

Ne duhet të mbrojmë dhe sigurohemi që të jetë gati sepse ka qene me pushime dhe sapo ka ardhur ne Miami, eshte stervitur dhe duket mirë”.

“Mendoj se Leo dhe Tata [Martino] do të vendosin se kur dhe nëse do të luajë të premten, por atmosfera këtu do të jetë e mrekullueshme dhe shpresojmë që ne të arrijmë fitoren”.

Biletat për përballjen me skuadrën meksikane tashmë janë shitur për tarifa jashtëzakonisht të larta, ndërsa tifozët janë të entuziazmuar për të parë Messin të debutojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat