Fushë Kosova bën goditjen e madhe, nënshkruan me Kastriot Rapucën

Futboll

Fushë Kosova bën goditjen e madhe, nënshkruan me Kastriot Rapucën

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:17
Kastriot Rapuca

Skuadra e Fushë Kosovës ka intensifikuar punët në merkato para fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi i sapoinkuadruar në Superligë ka arritur akord me futbollistin e njohur kosovar, Kastriot Rapuca.

Rapuca i cili u aktivizua vitin e kaluar tek Malisheva, këtë stinor do të luajë në ekipin e Fushë Kosovës.

Mbrojtësi do të zyrtarizohet së shpejti nga ekipi i Fushë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat